Kryefjala Logo

Aksident i rende ne Prrenjas, 5 te plagosur nje grua ne gjendje kome

14 Prill, 2021 | 10:33 am

Dy automjete janë përplasur sot në mesditë në Përrenjas, e si pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë. Makinat e përfshira në aksident janë një “Benz” dhe një fuoristradë e cila ka përfunduar jashtë rruge.

Të plagosurit janë Lulzim Skura 32 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Elbasanit, Muhamet Çela 69 vjeç, Astrit Belba 44 vjeç, Armenda Iljazi 46 vjeç dhe Mevlud Iljazi 47-vjeç. Armenda Iljazi ndodhet në gjendje kome si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar nga aksidenti.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar.

Newsbomb

Të ngjashme