Kryefjala Logo

Zbardhen te tjera detaje nga vrasja e Bardhok Pllanaj, i gjenden 30 plumba ne trup

5 Prill, 2021 | 10:51 am

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj mbrëmjen e djeshme në lagjen Dobraç në Shkodër.

lg.php.gif

Sipas Shqip Raportohet se në drejtim të 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj është qëlluar 30 herë me kallashnikov. I gjithë ekzekutimi i tij ishte i mirëorganizuar, pasi autorët e kanë pritur të dalë nga banesa e tij në Shtoj i ri, ku e kanë qëlluar në lëvizje për rreth 150 metra.

Bardhok Pllanaj lëvizte i vetëm në makinën e tij tip “Range Rover” ngjyrë e zezë , ku pas atentatit makina ka lëvizur në gjendje të lirë dhe është përplasur me oborrin e një biznesi anash rrugës.

Gëzhoja të shumta janë shpërndarë në rrugë si pasojë e breshërisë së armës me të cilin 46-vjeçari u qëllua pa mëshirë.

-640-0-606ac6e4e901a.png

Të ngjashme