Kryefjala Logo

“4 vota për PS-në, 200 mijë lek”/ Dhunohet dhe kërcënohet personi që filmoi dëshminë

1 Maj, 2021 | 9:57 am

Policia e Lezhës ka vënë në pranga pak pas mesnate katër persona në lidhje familje me njeri-tjetrin pasi akuzohet se kanë dhunuar, kërcënuar dhe i kanë dëmtuar makinën një 37-vjeçari. Ky i fundit filmoi dëshminë e një personi që rrëfente se si kishte shitur votën.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë me dije se janë ndaluar: Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë; Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё; Donald Paplekaj, 22 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodёr.

Këta persona dyshohet se ditën e djeshme në mesditë, në Torovicë, nё bashkёpunim me njёri-tjetrin kanё dhunuar, kanosur pёr jetën pёr tё bёrё deklarim tё rremё, si dhe i kanё dёmtuar automjetin shtetasit T.K., 37 vjeç, banues nё Kamёz, Tiranё.

Raportohet se arsyeja ka qenë shpërndarja në rrjete sociale nga T.K. e një videoje ku jepet dëshmia e një personi se është paguar me 200 mijë lekë të vjetra për 4 vota. për të votuar Partinë Socialiste.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhё, njoftoi policia.

Të ngjashme