Kryefjala Logo

VIDEO/ I sëmuri me Covid dergjet dyerve të spitalit, PD: Palo-kryeministri bën propagandë në “prime-time”

4 Nëntor, 2020 | 9:58 pm

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e të sëmurëve me Covid në vendin tonë.
Ish-deputetja Grida Duma përmes një postimi në rrjetin social Facebook, publikon një video ku një pacient i infektuar me Covid duket i shtrirë në tokë në dyert e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
“Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon më pas i lë jashtë”, shkruan Duma.
Grida Duma: Shqiptarët po dergjen dyerve të spitaleve, ky palo kryeministër del bën propagandë në “primetime”.
I panginjur me pushtet, i pangopur në korrupsion, shfrytëzon çdo hapësirë të shesë gënjeshtrën sa më shtrenjtë.
Nuk ka asnjë interes për shëndetin e shqiptarëve, ka sy, veshë e duar për vjedhjet me PPP në shëndetësi e në inceneratorë.
Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon më pas i lë jashtë.
Mos kini asnjë iluzion se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund.
Merrni fatin tuaj në duar, për veten, fëmijët dhe familjen.
Mos i besoni më asnjë fjalë!
Denonco, shpërndaje këtë video.

Të ngjashme