Kryefjala Logo

Zgjedhjet në PD/ Basha kryeson me 80 %, ja si renditen kandidatët (Tabela)

13 Qershor, 2021 | 9:20 pm

Vazhdon numërimi i votave për kreun e ri të PD-së. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, kreu aktual i PD-së Lulzim Basha kryeson me 80% të votave në rang vendi, edhe pse disa prej degëve nuk kanë sjellë ende rezultatet.

Basha ka fituar edhe në Vlorë, që cilësohej si bastion i kandidatit Agron Shehaj. Ky i fundit është renditur i dyti me 15 % të votave.

Edith Harxhi ka marrë deri më tani 2.45 % të votave, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 2 % të votave.

Të dhënat janë paraprake dhe jo zyrtare

Më poshtë tabela e rezultateve deri më tani:

Screenshot 2021 06 13 204859 Screenshot 2021 06 13 204922 Screenshot 2021 06 13 204941

Të ngjashme