Kryefjala Logo

Zgjedhjet në LSI, Kryemadhi: Numër i madh votimesh nga Diaspora

24 Nëntor, 2020 | 11:16 am

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi të mbajtur sot me gazetarët bashkë me kryetaren e KQZ në LSI Silva Caka, dhe sekretaren organizative Eriona Bixha, tha se uron që transparenca, përfshirja dhe ndershmëria e zgjedhjeve të 21 nëntorit të jetë edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

“Është entuziaste pjesëmarrja e të rinjve që jetojnë jashtë Shqipërisë në SHBA, Itali, Greqi. Gjithashtu dua të kujtoj që ky proces zgjedhor nuk pati thjesht rëndësinë e rikonfirmimit të Monika Kryemadhit si kryetare e LSI”, tha ajo.
Sipas Kryemadhit, ka patur një numër të lartë votimesh edhe nga Diaspora.
“Në Zgjedhje do të jetë një pjesmarrje e madhe. Për shkak të infrastrukturës pati një lëvizje të tyre dhe pjesëmarrja e tyre ishte shumë e madhe. Risia e zgjedhjeve ishte aplikacioni online. Na bëri përshtypje pjesëmarrja e votuesve jashtë Shqipërisë, nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Greqia. Ky proces nuk pati thjesht konfirmimin tim në detyrë. Sepse detyrat e mia do të jenë të drejtpërdrejta dhe shumë më të mëdhaja”, u shpreh Kryemadhi.

Të ngjashme