Showbiz
Ylli Limani përfundon në spital, mjekët i qepin plagët. Cfarë ka ndodhur me gjëndjen e tij?
6 Shtator, 2021 | 11:17 am

Prej ditësh, këngëtari Ylli Limani po shijon pushimet në bregdetin e jugut shqiptar. Ai ka qenë i shoqëruar dhe me artisten Loredana.
Është njoftuar se ka përfunduar në spital pas një aksidenti gjatë një loje me gurë në plazh. Një prej gurave i ka shkaktuar të çarë mbi vetullën e majtë teksa është dashur ndërhyrja e mjekut për të qepur plagën
Ka qenë vetë artisti që ka njoftuar me një Instastory, ku shkruante “një aksident i voçkël nga një lojë e kotë me gur në plazh”.














































