Kryefjala Logo

Vera dhe frutat e detit.Pse i konsumojmë më shumë gjatë kësaj stine?

23 Gusht, 2021 | 4:59 pm

Frutat e deti janë një burim i pasur me acide yndyrore omega-3, që janë thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin normal të tij. Konsumi i këtij ushqimi, të paktën tre herë në javë, eliminon plakjen e trurit në masën 13 për qind, duke i dhuruar atij rreth tre-katër vjet më shumë rini. Acidet yndyrore që ato përmbajnë janë të rëndësishme, pasi shërbejnë edhe si rregullatorë të shumë proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial, si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë.

Ato janë përcaktuar pa diskutim edhe si ushqimi ideal për një darkë romantike. Thonë se disa të tilla në darkë stimulojnë emocione dhe ndjenja pasioni. Ndërkohë fuqinë afrodiziake të tyre mund ta japin nëse konsumohen të ziera dhe me pak limon. Sekreti i fuqisë ngacmuese qëndron në substancat që ato përmbajnë, si kripërat minerale dhe në mënyrë të veçantë glikogjenit, thelbësor për kontaktimin muskulor.

Të ngjashme