Politike
Vendoset si do të jetë fleta e votimit. Ja vendimi që mori KQZ-ja
1 Prill, 2021 | 6:26 pm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pas shumë ditësh debate se si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në më fund, Ilirjan Celibashi tha se fleta e votimit do të ketë emra dhe jo numra.
Ky variant u mbrojt nga PD-ja si e drejtë kushtetuese e zgjedhësve për të votuar për emrat. PS kërkoi që të paktën në Tiranë fleta e votimit të kishte numra që t’u korrenspondonin emrave.
KQZ vendosi gjithashtu që fonti i fletës së votimit të jetë i ndryshëm për cdo qark.



















































