Lifestyle
Trup i palestruar apo me tul?Kë preferojnë femrat sipas studimeve
21 Gusht, 2021 | 11:14 am

Presioni i të paturit një trup perfekt nuk përjashton meshkujt, por ndoshta ky lajm do i lehtësojë ata.
Pra, rrëmbeni ato birra dhe festoni, sepse sipas një studimi të “Planet Fitness”, gjithmonë e më shumë gra po e konsiderojnë seksi trupin e ashtuquajtur “dad body” ! (trupi i një babai)
Gratë – 61% për të qenë të saktë – bien dakord, se ato e gjejnë këtë fizik mashkullor më shumë “seksual”.
Edhe meshkujt janë më të lumtur me trupin e tyre dhe kanë pranuar se të paturit një “dad body” i ka bërë ata më të qetë dhe kanë përmirësuar jetën e tyre në një farë mënyre.
47% thanë se ky pranim i ka bërë ata më pak të shqetësuar për pamjen e tyre, gjë që aprovohet edhe nga gratë, 4 nga 5 të cilat, besojnë se është një shenjë e një njeriu “i cili ka besim në lëkurën e tij”
Megjithatë është për të ardhur keq që ende një studim i ngjashëm sjell të tilla përfundime edhe për gratë. Shpesh herë shoqëria ka pritshmëri përtej normales, gati ekstreme kur bëhet fjala për gratë!

















































