Showbiz
Thumb pas thumbi, Enca dhe Loredana kapen serish keq!
1 Shtator, 2021 | 12:01 pm

Duket që vipat shqiptar i kanë lënë pushimet e tyre pothuajse të gjithë gjatë fundmuajit të gushtit dhe fillimit të shtatorit. Loredana tashmë prej ditësh shijon bregdetin e jugut të Shqipërisë por në Instagram ajo është parë të thotë se ndodhet në Mykonos,Greqi. Ndërsa Enca e kthyer nga Turqia, ka zgjedhur qytetin e bukur liqenor të Pogradecit. Enca ka qenë ajo që ka tentuar të nisë një luftë online instastorish. .
Ka qenë pikërisht lokacioni i Loredanës ku Enca është “kapur”, me ironi ajo ka vendosur si lokacion “Brasil” teksa postonte video duke u larë në Liqenin e Ohrit në Pogradec. Kjo pasi Loredana sipas Encës ka gënjyer teksa thot që ndodhet në Greqi. Në postimin pasardhës Enca shkruan përsëri “C’lesh Brazili, ku ka si PG”. Ajo përsëri nuk ndalet dhe pas disa minutash hedh një video tjetër me mbishkrim “se u ngatërrova, në liqenin e Mykonosit” shoqëruar me një emoji dyshues.
Loredana pas disa orëve të ngacmimit të Encës, ka vendosur të postojë një instastory në plazh , por këtë herë jo me lokacion Mykonos por “Albania”.















































