Politike
Të premten PD mbledh kryesinë, ja çfarë do të diskutohet
16 Qershor, 2021 | 9:33 pm

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nëpërmjet një postimi ka bërë me dije se ditën e premte PD do të mbledhë kryesinë e partisë në një takim.
“Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit” – thuhet në njoftimin e Bardhit.



















































