Kryefjala Logo

Taktika si të gjeni mashkullin ideal për tu martuar

28 Gusht, 2021 | 4:50 pm

Ka dëshirë  pune

lg.php.gif

E dimë që tani është pak e pafalënderueshme të kërkohet që mashkulli të ketë punë, mirëpo nëse nuk ka, është me rëndësi të jetë tip i cili kërkon punë . Askush nuk dëshiron të martohet me ndonjë mashkull dembel i cili mezi pret që t’i thotë dikush që nuk ka nevojë punojë fare. Mashkulli i tillë do të transformohet në njeriun i cili vetëm rri shtrirë në divan dhe shton peshë trupore.

•Respekton ëndrrat tuaja

Mashkulli i cili përpiqet t’ju lidhë përtokë dhe t’i rrënojë të gjitha ëndrrat tuaja, nuk është për ju. Duhet patjetër të gjeni dikë i cili do t’ju përkrahë dhe do t’ju nxisë të ecni përpara edhe kur e humbni vetëbesimin.

•Është i pavarur

Ky është mashkulli i cili është bindur që nuk duhet të presë gjithmonë çdo gjë nga të tjerët, qoftë edhe nga e ëma e tij apo nga ju. Nëse nuk është i tillë, atëherë do të martoheni me një fëmijë të madh.

•Ka jetën e vet

Qëllimet, idetë dhe miqtë e tij. Meshkujt e martuar apo ata që janë në lidhje më të gjatë të cilët harrojnë jetën shoqërore janë të tmerrshëm, sepse edhe nga ju do të presë të bëni të njëjtën gjë.Kërkoni të gjeni tipin i cili nuk rri afër telefonit dhe i cili nuk pret thirrjen tuaj.

Të ngjashme