Kryefjala Logo

Takimi madhështor i LSI-së në Vlorë, Gjosha: Kjo është era e ndryshimit

17 Prill, 2021 | 7:11 pm

Kandidatja për deputete në radhët e LSI-së, Klajda Gjosha nëpërmjet një statusi në Facebook e ka quajtur madhështor takimin e LSI-së sot në Vlorë.

Statusi i saj:

Më shumë se madhështor do ta quaja takimin e sotëm në Vlorë. Kjo është era e ndryshimit që po fillon në qytetin luftëtar të Vlorës që nuk e pranon talljen, fyerjen, skllavërinë!

Pak ditë më parë isha në këtë qytet të shtrenjtë për çdo qytetar shqiptarë, e sidomos për mua që vij nga një trevë e Rilindjes Kombëtare, si Kolonja, që ka bërë aq shumë sakrifica për pavarësinë e Shqipërisë, njësoj si Vlora! E lumtur dhe shumë e emocionuar që revolucioni këtë radhë do nisë nga Vlora, nga rinia vlonjate, nga gratë dhe vajzat që dinë t’i tregojnë vendin çdo kujt që denjon të shkelë dinjitetin e këtij kombi!Në 25 Prill referendumi i Vlorës, do të jetë referendumi i bashkimit për ndryshim!

174269731 1589930334531750 8596213970229832246 n 174561112 1589930337865083 3331040978791355083 n 175068782 1589930381198412 7172354873463999477 n

Të ngjashme