Lifestyle
Studenti Italian bën tatuazh në krahë me QR kodin e certifikatës së vaksinimit
23 Gusht, 2021 | 5:56 pm

Itali- Një student Italian vendosi të bëntë tatuazh në krahun e tij të majtë kodin e Green Pass, certifikatës që përdoret sot në vendet e Bashkimit Evropian për të lëvizur lirsht në rast se je vaksinuar me 2 dozat .
Skanimi i kodit funksionon dhe kur i riu hyn në bar apo restorant nuk shfaq perballë autoriteteve dokumentat por zgjat krahun e tij. Ai u shpreh se kjo ide I buroj nga qëllimi për të mbajtur mend periudhën në të cilën jetojmë dhe shton që ky tatuazh nuk është bërë për të kryer dobitë e tij si certifikatë por si një simbol që përfaqëson një kohë.
Pasaporta e gjelbërt është bërë një document po aq I rëndësishëm sa pasaporta biometrike apo karta e identitetit, ajo vërteton se personat që pajisen me të kanë kryer 2 doza vaksinimi me një nga 4 vaksinat e miratuara nga Agjensia Europiane e Barnave: Pfizer BioNTech, AstraZenecca, Jonson dhe Modrena.

















































