Kryefjala Logo

Studentë,ju tregojmë mënyrën si të mbani mend gjithçka që lexoni

25 Gusht, 2021 | 12:12 pm

A mbani mend atë se çfarë keni mësuar në shkollë? Shumica nuk e mbajnë mend, dhe arsyeja prapa kësaj është se e kemi ushtruar trurin t’i mbajmë mend gjërat vetëm përkohësisht.

Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta që do t’ju ndihmojnë t’i mbani mend gjërat më mirë.

1-Kuptoni gjërat bazike

Përpiquni ta lexoni mësimin një ditë para se ta mësoni në shkollë apo në punë dhe do të vëreni një ndryshim të mahnitshëm.

2-Bëhuni pozitiv/e

Është e rëndësishme t’i qëndroni besnik vullnetit për t’i mbajtur mend gjërat dhe ta ushtroni mendjen të qëndroj e qetësuar në çdo situatë.

3-Bëni gjumë të mirë

Nuk ka ndonjë dallim nëse qëndroni natën zgjuar dhe mësoni, pasi  mungesa e gjumit e rritë nivelin e shqetësimit dhe stresit.

4-Bëjeni një listë, apo theksoni mësimet më të rëndësishme.

Kjo do t’ju ndihmoj t’i rikujtoni më lehtë gjërat në provime dhe teste.

5-Parafytyroni gjërat

Është fakt që më lehtë i mbani mend gjërat kur i shihni. Prandaj, përpiquni t’i parafytyroni gjërat që i lexoni.

Të ngjashme