Kryefjala Logo

Video/ Sistemi VAR nuk “zbut” të sharat e tifozëve kundrejt gjyqtarëve në tribunat shqiptare, ja rasti penalltisë së Partizanit që krijojë polemika

19 Shtator, 2021 | 10:58 am

Në fillim të kampionatit shqiptar të futbollit u lajmërua se për herë të parë do të vihet në funksion sistemi VAR I monitorimit të ndeshjes duke ndihmuar albitrimin në gjykimin e penalltive dhe rasteve të dyshimta. U mendua në fillim se kjo risi do të zbuste sadopak sherrin e përjetshëm midis tifozëve shqiptar dhe gjyqtarëve .

Dinamo – Laci, një penallti e akorduar në minutat e fundit të lojës me anë të monitorimit në VAR, shkatoi të shara dhe kërcënime kundrejt gjyqatarit të ndeshje dhe skuadrës së Dinamos nga tifozët e lacian në “Elbasan Arena”.

Edhe gjatë ndeshjes që u nda në “paqe” me rezultatin 1-1 , Skënderbeu- Partizani në Korcë, gjyqtari akordoi një penallti për Partizanin. Fillimisht gjyqtari analizoi në ekranin VAR rastin dhe bëri shenjë se rasti ishte një penallti, dicka e tillë u kontestua fort nga tifozët dhe lojtarët korcar. Vetë trajneri i Skënderbeu, Memelli e cilësoi si të dyshimtë penalltinë teksa shprehet se lojtari Partizanit u rrëza pas tre hapash nga kontakti i supozuar.

https://www.youtube.com/watch?v=OGM8Jd_IJHk

Të ngjashme