Kryefjala Logo

Vëllai i Kryeministrit Rama i “nxehur” gjatë ndeshjes në stadium: “Çfarë jeni duke bërë mo ooo?”

20 Shtator, 2021 | 12:03 pm

Barazimi në Korcë i Partizanit këtë javë ka vendosur në alarm jo vetëm drejtuesit por dhe tifozët kryeqytetas të cilët presin rezultate të larta nga ekipi tyre teksa mbështetja nëpët stadiume këtë fillim të ri sezoni nuk mungon.

Panorama Sport ka raportuar se Olsi Rama, drejtori sportive I klubit Partizani është shfaqur tepër i acaruar gjatë ndeshjes teksa klubi kuq humbi 2 pikë duke u renditur në zonën e ftohtë të klasifikimit.

 

“Çfarë jeni duke bërë mo ooo?! Nxitoni, a nuk e shikoni që është fundi? Çfarë bëjnë, s’po e kuptoj?! Çfarë është kjo lojë! Kështu do vazhdojmë?…”- Ishin fjalët e Olsi Ramës I cili prej 3 vitesh është pjesë e “demave të kuq”.

Drejtori zbriti në dhomat e zhveshjes i acaruar dhe pas saj u largua menjëherë, pa dashur të komentojë asgjë.

 

Të ngjashme