Sport
Berat Buzhala për kombëtaren kosovare: “rivalin kryesor ne futboll e kemi Shqiperine”
2 vite më parë

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala nëpërmjet një statusi në Facebook ka replikuar ndaj thirrjeve të shqiptarëve të Shqipërisë për bashkim të ekipeve apo të ekzistencës së vetëm një ekipi shqiptar e jo dy.
Ai ka reaguar se këto ide janë mazohizëm dhe se Kosova nuk duhet të japë talentet e saj tek kombëtarja kuqezi. Duke kritikuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit , Armand Duka, ai akuzon se përfaqsuesja po sabotohet nga ky i fundit.
Statusi i plotë:
Krejt e shqiptaret e Shqiperise, me shume te drejte te rreshtuar pa ekipit te tyre. Ne anen tjeter disa shqiptare te Kosoves e urrejne ekipin e tyre. Pse? Cka eshte ky mazohizem?
“Ma mire me e pase nje ekip, se dy ekipe”, justifikimi.
Po a? E cka me bo Kosova, me e shkyme ekipin e vet deri te vjen ajo dite a? Me e prite Duken cka po na jep, ose qysh po na trajton a?
Po me vjen keq qe po e them, ama per momentin rivalin kryesor ne futboll e kemi Shqiperine. Une me qene kryetar i FFK’se se Kosoves i kerkoj me shkrim FFSH’se me i caktu kufijte e interferimit reciprok. Eshte Shqiperia ajo qe po na rrezikon duke marre talent te Kosoves ne ekipin e vet. Me Serbine e dime cka presim, ose cka mundet me bo. Prej Shqiperise nuk e di cka duhet me prite, ose qysh duhet me u rujte. Ne njanen ane konsiderohemi vllazen, ose motra, qysh te doni, ama ata nuk ndalen se porovuari me e sabotu Kosoven duke ia grabite futbollositet kudo qe jane.