Lifestyle
Si ta kuptoni kur dikush po ju gënjen?
31 Gusht, 2021 | 11:51 am

1-Janë gjithmonë nervozë
Ata kanë frikë se dikush do ua nxjerrë gënjeshtrën. Kjo frikë u shkakton një gjendje ankthi të vazhdueshëm. Ata mund të jenë nervozë edhe sepse gjithmonë kanë frikë nga mendimi i imagjinuar i të tjerëve. Ata gënjejnë për të mposhtur këtë frikë, duke u përpjekur që të tjerët të ndryshojnë opinionin për ta.
2-E ndryshojnë shpesh historinë
Teksa kanë krijuar një seri të rremë ngjarjesh për një qëllim specifik, ndërkohë që nevojat e tyre ndryshojnë, atyre u duhet të përshtasin edhe versionin e historisë. Bëni pyetje dhe kushtojini vëmendje detajeve dhe serisë së ngjarjeve, për të zbuluar vlefshmërinë e tyre.
3-Ndryshojnë temë me shpejtësi
Sapo një gënjeshtar ka krijuar një histori të rremë për një temë të caktuar, ai do të përpiqet që të ndryshojë fokusin, për të shmangur që të pikaset. Ata e ndryshojnë shpesh temën, për të patur vetë avantazhin. Ata shmangin tema që nuk i njohin mirë dhe përpiqen të mbajnë bashkëbisedimin nën kontroll.
4-Nuk të shohin në sy
Eshtë më e vështirë të gënjesh dikë, teksa e sheh në sy ndërsa flet. Sytë që largohen janë zakonisht shenjë pandershmërie. Duhet të shihni edhe për sjellje nervoze, sidomos kur biseda të shpie në tema të caktuara.
5-Janë të shpejtë që të hidhen në ofensivë
Ata gjithmonë ndihen fajtorë, ose të paktën janë të vetëdijshëm se sa shumë po gënjejnë. Si pasojë, kanë gjithmonë të ngritur “gardhin mbrojtës”, me qëllim që të jenë gati kur njerëzit t’i zbulojnë.

















































