Kryefjala Logo

Trixa nxjerr sekretin e Einxhel dhe dj Dagz: Ata do të bëhen prindër!

22 Qershor, 2022 | 8:49 pm

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ndodhen në Turqi duke shijuar pushimet e tyre të para si çift, por mesa duket në këto pushime nuk janë dy por tre. Mikesha e tyre dhe njëkohësisht këngëtarja, Beatrix Ramosaj ka postuar një status në Twitter, që ka ngritur dyshimet se çifti do bëhen prindër.

“He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, ka shkruar Trixa dhe kaq mjaftoi që të ngrihen dyshimet se çifti po pret një bebe.

Tani na mbetet të presim reagimin e çiftit pas statusit të Trixës edhe pse ata janë shprehur se janë gati të bëhen prindër, pasi dashuria e tyre rezultoi të ishte e fortë dhe reale.

 

 

Të ngjashme