Kryefjala Logo

Triumfon Françeska Rustemi në Miss Universe Albania 2024. Bukuroshja nga Durrësi rrëmben kurorën e lakmuar

9 Qershor, 2024 | 2:07 pm

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në Pallatin e Kongreseve kompeticioni më i madh i bukurisë “Miss Universe Albania”. Fituesja e këtij edicioni ishte pikërisht bukuroshja nga Durrësi, Françeska Rustemi.

Françeska, mbrëmjen e djeshme ka spikatur me bukurinë dhe ka tërhequr vëmendjen e jurisë e spektatorëve me dukjen e saj si princeshë përrallash.

Françeska ka nisur karrierën e saj në modeling që në moshën 14 vjeçare, dhe në një karrierë 5 vjeçare, ka spikatur me bukurinë ballkanikr që e karakterizon dhe me thjeshtësinë e saj. Ajo është zgjedhur si imazh i firmës Guess, e gjithashtu ka punuar me fotografët më të mirë shqiptar dhe ndërkombëtarë. Ndonse motoja e Françeskës është nga Winston Churchill: “Suksesi nuk esht i perhershem, deshtimi nuk eshte fatal”, ajo na tregoi mbrëmjen e djeshme që është e destinuar vetëm të korrë sukses.

Më e bukura e Shqipërisë, Françeska Rustemi do përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2024 në Meksikë.

Të ngjashme