Lajme nga vendi
Studentët e mjekësisë e nisin vitin e ri akademik me bojkot…
2 muaj më parë

Nis sot vit i ri akademik. Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve. Viti i ri akademik për studentët e mjekësisë do të nis me bojkot të procesit arsimor dhe me protesta, pasi ata kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.
“Sot në orën 12:00, Lëvizja Për Universitetin do të mbajë një komunikatë te Ministria e Arsimit. Përveçse do të jemi te protesta e Mjekësisë që në mëngjes një grup nga ne, gjithashtu do të mbajmë edhe komunikatën me kërkesat dhe problematikat që e gjejnë studentët universitetin edhe këte vit të ri akademik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.