Kryefjala Logo

Rike Roçi mungon në ditëlindjen e Roza Latit, a e uroi modelja miken e saj?

15 Qershor, 2024 | 11:40 am

Moderatorja Roza Lati ditën e djeshme festoi 36-vjetorin e lindjes.Në këtë ditë kaq të veçantë për të, ajo oragnizoi një festë, ku të ftuar special ishin disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP” me të cilët Roza kishte marrëdhënie të mira.

Aktori Jul Deda, Françeska Murati, Ledjona Xheladinaj, Lisi Myrtaj, Fation Kuqari dhe Erjola Doçi ishin ish-konkurrentët e reality show që u shfaqën në ditëlindjen e moderatores.

Megjithatë ajo që nuk i shpëtoi syrit të publikut ishte mungesa e mikes së moderatores, Rike Roçi, ndonëse kjo e fundit ishte në Tiranë.

Vajzat kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën në shtëpinë e “BBV”, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes dyshes pas daljes nga shtëpia dhe urimi i Rikes në rrjet për Rozën ka munguar…

Të ngjashme