Showbiz
Presidenti Meta nderon Hueyda El Saied me titullin “Mjeshtër i Madh”, i biri merr trofeun e saj
11 muaj më parë


Ajo ka qenë një nga vajzat më të kompletuara të showbizit shqiptar. E kemi fjalën për balerinën, moderatoren, këngëtaren, piktoren, pra për showgirl-in shqiptar, Hueyda El Saied e cila nuk është më mes nesh.
Por Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nderuar sot artisten shqiptare me titullin “ Mjeshtër i Madh”, për kontribute të veçanta në artin shqiptar.Këtë titull të rëndësishëm kreu i shtetit ja dorëzoi djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshortit Thierry.
Në 23 nëntor të vitit që lamë pas, u nda nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied. Ajo ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh por që refuzoi ta bënte publike për mediat.