Showbiz
Një tjetër bebe “VIP” i shtohet Instagramit…
18 Prill, 2022 | 10:11 am
Shumë nga fëmijët e personazheve publikë shqiptarë kanë profilet e tyre në Instagram, të menaxhuara (sigurisht) nga prindërit e tyre. Poem Vula (vajza e Ledrit dhe Sarës), Hana ( vajza e Mozzik dhe Loredanës), Lian (djali i Big Basta dhe Vesa Luma) e shumë e shumë të tjerë.
Por Instagramit i është shtuar jo më larg se dje një tjetër fëmijë bukurosh siç është Sky Kindl, djali i vetëm i modeles Afërdita Dreshaj. Sipas saj Sky ka një Instagram falë tezes së tij Jehonës dhe mikut të saj, gazetarit Eraldo Rexho (dy nga njerëzit që e kanë bindur mami Afërditën ti hapë të voglit një llogari në Instagram).
Deri tani Sky ka mbi 300 followers por aq i bukur sa është besojmë se do ta tërheq vëmendjen e publikut.