Showbiz
Mes dhjetra mesazhesh për ndarjen nga jeta te Vjosa Berishës, ai i Mira Kazhanit ishte një mirupafshim jo lamtumirë
23 Qershor, 2022 | 4:21 pm
Ditën e sotme regjisorja e njohur Vjosa Berisha është ndarë nga jeta pas luftës së gjatë me sëmundjen e keqe. Edhe pse e sëmurë Vjosa jepte kurajo për gratë që ndodhen në të njëjtën situata. Ditën e sotme lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj Fatos Berisha nëpërmjet postimit në Instagram ku tregonte se u nda nga jeta në një spital në Londër.
Shumë miq e artistë të Vjosës kanë bërë postime prekëse në rrjetet sociale,ku shprehin ngushëllimet e dhimbjen që la pas Vjosa. Mes shumë artistve janë Dren Abazi, Arta Muca Haradinaj, Kozeta Kurti, Jehona Sopi,Lulzim Zeqa, Sonila Meco, Besnik Krapi, Dafina Zeqiri, Jonida Vokshi, Olta Gixhari, Elita Rudi, Liberta Spahiu.
Por mes gjithë këtyre, postimi i gazetares Mira Kazhani ishte ai që rrëmbeu zemrat, teksa Mira rikujtojnte podcastin që kanë bërë e ka shkruajtur fjalë zemre për të mirën Vjosa.
“E dashur Vjosa, lajmi për ikjen tënde më erdhi si shkulm që m’i ndërpreu të gjitha aktivitetet e ditës, madje edhe një debat parimor në WhatsApp, nga ato gjepurinat e njerëzve të gjallë.
Unë të takova mu në mes të betejës me sëmundjen dhe lotët që mbajta ditën kur ti flisje me forcë për kancerin që të kish pushtuar trupin, po i derdh sot për ty. Të shkrova me ndrojë në Instagram nëse do të ishe e gatshme që të flisje publikisht për mënyrën fantastike me të cilën po e trajtoje kancerin, që nga veshjet dhe injorimi i parukes. Dieta vegane, palestra dhe vijimi i punës pa ndërprerje. Me laptopin tënd që shkoje vetëm në terapi dhe çoje e merrje email-e, shikoje filma. Ti jetoje. Më habiste dje, por edhe sot talenti yt për të jetuar jetën. Në fakt duket poetike, por jo të gjithë jetojmë, vetëm pse jemi gjallë.
E dashur Vjosa, sot ripostova bisedën tonë në videopodcastin e realizuar në Mars. Dua të të shikojnë sa më shumë. Të të njohin ata që ndoshta sot po dëgjojnë për ty për herë të parë nëpër lajme e tituj, përmes vdekjes. Ti njihesh vetëm përmes jetës!
Ta shohin: Trimen që ti ishe me sëmundjen dhe brishtësinë me të cilën trajtoje jetën, duke bërë çdo gjë në emër të saj. Si e the atë ditë, – “S`pi më alkool si dikur, por më shijon shumë edhe një ujë i ftohtë me lime” (limoni jeshil).
Jam e lumtur që të takova, si njeri dhe si gazetare. Lutem të gjesh pak paqe atje dhe pak festë!
Kam besim tek ti!“- shkruan Mira.