Kryefjala Logo

Mariana Kondi reagon për herë të parë pas largimit nga “Ferma VIP”

9 Maj, 2024 | 9:10 am

Mariana Kondi la përfundimisht garën në “Ferma VIP” dhe ky vendim erdhi i papritur prej Marianës e cila ishte duke qëndruar që prej dy ditësh në ishull me Valerin.

Ajo u shpreh se ishte tepër e kënaqur për eksperiencën e saj në këtë format dhe u ndal tek marrëdhënia e saj me Valerin teksa tregoi se ai ritakim ka shërbyer si një sqarim mes saj dhe Valerit.

“Po largohem nga Arameras me një kënaqësi shumë të madhe për dy gjëra: U takova me Valerin, sqaruam shumë gjëra, madje nuk u sqaruam fare, por me gjërat tona, që mirë bëjnë që ndodhin sepse duhet treguar edhe kjo ana tjetër e njeriut të qytetëruar dhe për të kërkuar falje”, tha ajo.

Të ngjashme