Showbiz
Mami i Rita Orës është tipike shqiptare, kërkon burrë për vajzat e saj
2 vite më parë

Edhe pse ka vite që jeton në Londër mami i Rita Orës duket qartazi që nuk ka hequr dorë nga mendimet “prapanike shqiptare”. Edhe ajo si çdo nënë shqiptare është në merak për vajzat e saj. Në postimet e fundit në Instagram, familja Ora shfaqet në ishujt Hawaii dhe si rrallë herë janë të gjithë, përfshirë prindërit, Elenën dhe Ritën.
Vera Ora duket se ‘hallin’ kësaj here e ka ta tek vajza e madhe, Elena që vazhdon akoma të jetë beqare.
Shpresojmë shumë që pas këtij postimi edhe Elena të rehatohet në dashuri njëlloj si motra e saj Rita, e cila është duke shijuar romancën e saj të dashurisë me regjisorin, Taika Waititi.