Kryefjala Logo

Juli ironizon ‘zhdukjen’e Romeos:”E kam kërkuar Romeon te njerëzit e humbur”

15 Qershor, 2024 | 11:33 am

Ironitë mes ish-banorëve të “Big Brother Vip Albania” vijojnë edhe jashtë shtëpisë.
Finalisti i edicionit të fundit, Jul Deda,u pyet nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’, ndërsa shtoi se e ka telefonuar por i ka dalë i fikur.

“E kam kërkuar te emisionet për të humburit, po e kërkojmë. I kam rënë më ka dalë i fikur. Jam unë dashuria e tij e parë”-tha Juli.

Aktori nuk kurse ironinë as për vëllanë e Romeos, Donaldin.

“Mes Donaldi Ilirit, Luizit dhe teje, kush do e fitonte BBV?”-e pyeti Erjola.

“Të mos na qante do e merrte Donaldi, fitorja do diskutohej mes meje dhe Ilirit”-tha Juli.

Të ngjashme