Showbiz
Jori tregon emrin e reperit shqiptar që i ka shkruar mesazhe
15 Qershor, 2024 | 11:35 am
![](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2024/06/IMG_3176.jpeg)
Ish-banorja e ‘Big Brother Vip 2’, Jori Delli ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Arena’.
Ajo u vu përpara “zërit të së vërtetës” për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Moderatorja Alesia Bami e pyeti nëse është e vërtetë që pasi doli nga shtëpia e Big Brother, ka marrë mesazhe nga reperi i mirënjohur Don Xhon.
“Po më ka shkruar, në miqësi më ka falënderuar që kisha kënduar disa prej këngëve të tij”, u shpreh ajo.
E pyetur po ashtu nëse i dashuri i saj, këngëtari i njohur italian, Fred De Palma, ka refuzuar të bëjë një koncert në Shqipëri për shkak të pagesës, ajo tha:
“Ka qenë edhe për shkak të pagesës por edhe për shkak të datës”