Showbiz
Rrefehet Atdheu i Perputhen: Me çmontonin makinen sa here kaloja ne kufi, akuzohesha per narko-trafik
17 Prill, 2021 | 11:50 am

Konkurrenti i Për’Puthen, Atdhe Xharavina ka dhënë një intervistë së fundmi në TV Ora, ku ka folur për jetën e tij personale. Për emisionin ‘Glamour Zone’ ai tregoi problemet që ka hasur në 4 shtete.
Ester Bylyku: Vitin e kaluar janë publikuar disa foto të tuat ku të ka ndaluar policia në kufi. Pse?
Atdhe Xheravina: “Ato foto janë shkrepur më parë. Dhe ma kanë bërë makinën sallatë siç i themi ne në Kosovë. Katër shtete kishin urdhër të ma çmontonin makinën sa here kaloja në kufi. Më akuzonin për narko-trafik.”
Ester Bylyku: Ti e ke kryer këtë si vepër penale?
Atdhe Xheravina: “Jo, kjo nuk është e vërtetë. Bashkë me avokatin tim, tani e kemi zgjidhur këtë problem.”













































