Showbiz
Revoltohet Shqipja: Nuk kthehem kurren e kurres ne Perputhen, ja pse!
23 Nëntor, 2020 | 12:31 pm

Shqipja ka qene nje nder konkurrentet me te perfolura ne Perputhen. Mbremjen e djeshme ajo ka qene e ftuar ne Kosova Show ku ka treguar se sipas saj te gjithe ne Perputhen jane fallco dhe ajo s’do kthehej me kurre aty!
“Për mua, më mirë një person të jetë vetja sesa i shtirur. Ata janë komplet të shtirur.”- u shpreh ish-konkurrentja gjatë intervistës.
Shqipja tregoi se nuk i beson aspak lotëve apo ndjenjave të tyre, të cilat sipas saj janë të qëllimshme për të arritur diku dhe për të fituar diçka.
Madje, kur u pyet se cilët janë më fallco në emision, femrat apo meshkujt, ajo u përgjigj “padyshim femrat”.
Ish-konkurrentja bëri deklaratën e fortë duke u shprehur se vajzat në “Për’puthen” janë aq fallco, saqë ajo beson se dy prej tyre kanë romanca dashurie jashtë emisionit.
Megjithatë, Shqipja preferoi të mos i zbulonte emrat e tyre.
E pyetur nëse do të kthehej sërish në emision, 28-vjeçarja u shpreh:
“Kurrën e kurrës! Nuk do hyja sepse nuk do lodhja veten time me njerëz që nuk ia vlejnë.
Unë mendoj se ishte koplet një strategji që të bëhej një ‘boom’ i madh. Faktikisht boom-i i madh me kë u bë? Me mua.”- tha ndër të tjera ajo.
burimi: iconstyle












































