Kryefjala Logo

Rëndohet gjendja shëndetësore, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë. Ja ç’deklaronte 3 ditë më parë

25 Nëntor, 2020 | 11:53 am

Klubi i Kukësit njoftoi pak minuta më parë se, trajneri Skënder Gega, i infektuar dy javë më parë me Covid-19, është transportuar me urgjencë drejt Turqisë për shkak të problemeve me mushkëritë.
“Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit”, shkruan ndër të tjera FK Kukësi.
Por tre ditë më parë, gjatë një komunikimi me gazetën “Panorama Sport”, ish-trajneri i Kombëtares U21 do të pranonte gjendjen e rënduar shëndetësore.
“Prej 13 ditësh shoqërohem nga ethe të forta, temperaturë të lartë dhe me infeksion në mushkëri. Kam preferuar të mjekohem nga shtëpia. Ndihem shumë i lodhur, sepse infeksioni më jep temperaturë. Presidenti Gjici ka insistuar që të shtrohem në spital, por kam zgjedhur të mjekohem nga shtëpia. Ditët në vazhdim do të shikojmë.
Kurrë nuk kam qenë kaq i sëmurë. Uroj që çunat e ekipit që janë prekur të mos kenë shqetësime”.

DA1F80C2 A9FF 426B 95E5 254764B33706

Të ngjashme