Lifestyle
Punonjëset e seksit tregojnë dëshirat më të çuditshme të meshkujve
23 Gusht, 2021 | 5:01 pm

“Mirror” ka publikuar disa histori anonime të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku tregon se çfarë preferencash të çuditshme kanë disa persona të caktuar përkundrejt punonjësve të seksit. Një nga vajzat e seksit shkruan: “Një herë kam pasur si klient një djalë shumë të bukur dhe muskuloz, por ajo që ai dëshironte të bënim ishte që unë t’i kafshoja muskujt e krahut në mënyrë delikate”. “Kam bërë shpesh ‘show seksual nëpër kolegje”, shprehet një tjetër vajzë.
Ndërkohë që një nga historitë më të çuditshme ishte ajo kur një klient i kishte kërkuar punonjëses së seksit që të shkonte në vaskën e tualetit së bashku me laptopin dhe të zhytej në ujë duke qëndruar aq sa mund ta mbante frymën. Ajo vepron siç djali i kërkon dhe pas 45 sekondash rezistencë në ujë, del nga vaska dhe shkon në dhomë por ndërkohë ai ishte larguar dhe arsyen e gjithë kësaj ajo nuk arriti ta kuptonte. “Një ditë kam takuar një djalë që ishte dentist. Ai më mori dhe më vendosi mbi tavolinën e klinikës së tij, më hoqi këpucët, mori një set me instrumentet dentare si dhe një furçë dhëmbësh elektronike dhe u bëri një ‘ekzaminim’ këmbëve të mija…për një orë të tërë”, shprehet vajza e radhës.















































