Kryefjala Logo

Plas keq në PS/ “LSI merr 3 mandate në Vlorë”, Rama acarohet me Gjiknurin

12 Prill, 2021 | 12:08 pm

Fushata elektorale ka hyrë në ethet e saj të forta dhe Vlora me sa duket do të ketë surpriza të mëdha. Bandat e pushtetit dhe Rilindjes kanë zbarkuar në Vlorë dhe Sarandë, shkruan Koha.

Atje ndodhet edhe Presidenti Republikës, Meta për të dhënë mesazhe se votat nuk duhen prekur dhe se bandat do ndëshkohen pas 26 prillit.

Bandat e Rilindjes kanë filluar blerjen dhe pazaret në qarkun Vlorë, por opozita do fitojë bindshëm. PD dhe LSI do jenë fituese në këtë qark sikurse në gjithë vendin. LSI merr tre mandate të sigurta tregojnë burimet pranë selisë së PS-së, ndaj kryeministri është acaruar me Damian Gjiknurin. E ka kërcënuar para kryesisë së PS-së të qarkut.

Më 23 prill Presidenti do të organizojë në Vlorë, si simbol i Flamurit, miting të madh tip “2 marsi” për të dhënë mesazh gjithë forcave politike se duhet të respektojnë Ligjin dhe të mos prekin votat.

Po kështu Presidenti nga Vlora do të bëjë thirrjen e fundit drejtuar shqiptarëve që të shkojnë të gjithë në votime.

Të ngjashme