Lajme nga vendi
Perfaqesuesi i OSBE-ODHIR u ben thirrje autoriteteve: Shqetesuese eshte shkelur privatesia e votuesve
26 Prill, 2021 | 5:24 pm

Përfaqësuesi I OSBE/ODIHR është shprehur i shqetësuar në lidhje me marrjen e të dhënave personale të qytetarëve (database) pasi është shkelur privatësia e tyre.
Ai u bëri thirrje autoriteteve përkatëse që të bëjnë hetimet dhe t’i japin një drejtim kësaj çështje.
“Është shqetësuese marrja e të dhënave personale, database, sepse kjo është një çështje e thyerjes së kredincialeve të votuesve. Autoritetet të bëjën hetimet e tyre dhe të japin vlerësimin e tyre me këtë çështje. Ështëq e rëndësishme që autoritetet të kujdesen me këtë çështje. Në bazë të praktikave të përdorura në vende të tjera po përpiqn të bëjnë elektronik sistemin e votimit. Shqipëria është nga ata vende që po përpiqet ta zbatojë atë në mënyrë që të ketë më shumë besim te qytetarët dhe sistemi zgjedhor të përmirësohet”, tha ai.
Newsbomb



















































