Showbiz
Pas ndarjes se Jasmines dhe Andit, perfshihet Ana: Ju thoja qe Andi eshte aktor!
17 Maj, 2021 | 9:25 am

Jasmina u rikthye në “Përputhen” dhe surprizoi Olën për ditëlindje. Por kur u pyet për Andin, ajo u shpreh se i ka shkëputur kontaktet me të.
“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë, duke pasuar edhe ngjarjet, fama, vëmendja nuk i bënë edhe aq mirë. Nuk kemi kontakt me njëri-tjetrin. Edhe pas daljes nga “Përputhen” nuk ishin gjërat njësoj. Ishte frekuentimi por fjalët mbeteshin të njëjta që jo nuk bën, jo bën. Ishte akoma në mëdyshje. Edhe pse në veprime ishte totalisht kundra fjalëve. Me veprime sillej si i dashuri im, ndërsa me fjalë ishte i ndryshëm. Ai nuk më kishte treguar që do ishte ndihmës i një shoqeje, që as nuk e ka shoqe”, tha Jasmina.
Pas deklaratës së Jasminës, ka rënë në sy komenti që Ana Kauri, ish konkurrentja e “Përputhen”, ka bërë në videon e kësaj deklarate që është postuar në faqen e “Përputhen”. “Kur iu thoja unë që është aktor Andi, jo ju. Jasmin, zemra ime, ty të kenë nderin të afrohen e jo më të kenë”, ka shkruar ish konkurrentja.














































