Showbiz
Pas ndarjes nga jeta te Koço Devoles, flet i biri: Nje boshllek i pazakonshem!
10 Nëntor, 2020 | 5:11 pm

Artisti i ndjerë, Koço Devole, përcillet sot për në banesën e fundit, pasi ndërroi jetë 2 ditë më parë për shkak të infektimit me Covid-19. Djali i tij, Genci Devole, ka folur publikisht në “News 24” mes emocionesh për të atin, që ishte shumë i dashur jo vetëm për të, por edhe për gjithë shqiptarët.
“Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm”, tha Genc Devole i prekur.
Ndër të tjera ai shtoi se babai i ndjerë i ka mësuar të mos bëjë kurrë kompromis, sidomos një artist nuk duhet të ngatërrohet kurrë me politikën.
“Ai besonte se një artist, madje shprehej se; një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Po i ngatërrove me politikën, do humbasësh vlerat”, u shpreh Devole.
burimi: iconstyle












































