Showbiz
Pas largimit te Ledianes reagon Mevlani: Nese ka dicka tjeter, le te tregohet e sinqerte!
10 Maj, 2021 | 7:10 pm

Diten e djeshme Lediana ka publikuar ne Insta story nje shkrim ku tregonte se do te largohej nga Perputhen dhe shkak per kete ishte pikerisht debati ne rrjet me Melisen dhe Antonelen.
Nisur nga kjo, Bora ka pyetur Mevlanin sot ne program dhe ai eshte shprehur teper i zhgenjyer:
“Kam komunikuar me Ledjanën vetëm me mesazhe. Thotë që është mërzitur, do kohë. Nuk e di me çfarë është mërzitur, ndoshta i janë grumbulluar të gjitha ngjarjet një nga një. Nuk e di për çfarë është mërzitur realisht. Unë kam qenë shumë i afruar me Ledjanën, i kam ndenjur shumë afër. Nuk e kam dashur kurrë këtë përfundim kaq të hidhur. Nuk dua ta quajë përfundim, por realiteti flet vetë, unë jam në studio, ajo nuk është. Unë për asnjë moment nuk kam luajtur me ndjenjat e Ledjanës dhe nuk e kam hedhur poshtë që ta meritoj këtë gjë. Nëse do ishte e sinqertë nga ana e Ledjanës, ajo duhej të ishte sot në studio që mos t’i lëmë gjërat varur, pezull. Dhe nëse do ishte dikush në vendin tim, do mendonte se ka diçka në këtë mes. Do ishte më mirë nga ana e saj të tregonte sinqeritet, nëse ka diçka”, u shpreh Mevlani i zhgënjyer.













































