Kryefjala Logo

Pas Botërorit, Messi surprizon futbollistët e Argjentinës me dhurata të veçanta

27 Korrik, 2026 | 12:35 pm

Lionel Messi ka surprizuar bashkëlojtarët e tij të Kombëtares së Argjentinës me disa dhurata të veçanta, të personalizuara me simbole që lidhen me ekipin dhe Kupën e Botës.

Detajet janë zbuluar nga Kelci-Rose Bowers, partnerja e futbollistit Marcos Senesi, e cila publikoi në TikTok një video ku tregonte dhuratat e marra.

Mes tyre ishte një çantë e personalizuar për përgatitjen e mate-s, pijes tradicionale shumë të njohur në Amerikën e Jugut. Në të ishte vendosur emri i Senesit, stema e Argjentinës dhe logoja e Kupës së Botës.

Paketa përmbante gjithashtu një gotë të artë Stanley me logon e Messit, si dhe aksesorë të tjerë të nevojshëm për përgatitjen e mate-s.

Bowers e cilësoi surprizën si “shumë të veçantë”, ndërsa tregoi se Senesi i kishte kërkuar që dhuratat të ruheshin me kujdes dhe t’i merrte me vete në Miami.

Gjesti i Messit vjen pas një Botërori me emocione të forta për Argjentinën. Skuadra “Albiceleste” arriti deri në finale, por nuk mundi të siguronte trofeun e dytë radhazi, pasi u mposht nga Spanja pas kohës shtesë.

Pas përfundimit të finales, Messi u pa i emocionuar, teksa për Argjentinën u mbyll ëndrra për të përsëritur suksesin e edicionit të kaluar.

Të ngjashme