Kryefjala Logo

Mos u gënjeni në internet.Këto gjëra mos i vendosni kurrë në fytyrë

29 Gusht, 2021 | 11:37 am

1-Bojrat e flokëve

Bojrat e flokëve mund të jenë shumë irrituese për lëkurën në zonën rreth syve dhe mund të shkaktoj djegie të syve dhe lot.

2-Kremi për këmbë

Këto kremra kanë shumë përbërës, janë të trashë dhe shumë ngjitës për lëkurën e fytyrës, kanë shumë kimikate që ju asnjëherë nuk do donit t’i vendosni në fytyrën tuaj.

3-Llaku për thonj

Llaku për thonj përmban molekulë akrile që do ta thajë lëkurën nga jashtë. Pra, nëse jeni duke pikturuar fytyrën tuaj, bëjeni këtë me ngjyra që janë të fabrikuara për ngjyrosje të fytyrës.

4-Majoneza

Ky përbërës është i pranishëm në shumë maska për flokë, sepse hidraton flokët tuaja. Por nuk duhet ta përdorni për lëkurën tuaj. Majoneza përmban shumë acid dhe mbyll poret e lëkurës duke mos e lejuar të marrë frymë.

5-Kremi për lëkurën e trupit

Kremi për lëkurën e trupit, nuk duhet të përdoret për lëkurën e fytyrës, sepse ata zakonisht janë më të trashë dhe përmbajnë aroma që mund ta irritojnë lëkurën e fytyrës.

6-Shampot

Të fabrikuara që të pastrojnë dhe të mbajnë mirë flokët tuaja, shampot nuk janë të bërë për molekulat e ndjeshme të lëkurës tuaj. Dhe nëse fytyrën e pastroni me shampo të flokëve do të përfundoni me një fytyrë të thatë.

Të ngjashme