Showbiz
“Ligjerisht FAMILJE”Diten me te lumtur per sot e fiton Hueyda El Saied!
17 Korrik, 2021 | 4:06 pm

Vetem 5 vite me pare,balerina e njohur Hueyda El Saied nisi romancen e saj me Thierry-n qe kishte qene edhe miku i saj per 6 vite.
Prej kohesh ndanin te njejten shtepi edhe me djalin e Hueydes ku nga postimet ne Instagram dukej lumturia dhe dashuria per njeri tjetrin.
Djali i saj Gabrieli ka patur gjithmone nje raport te vecant me Thierryn,aq sa Hueyda pak kohe me pare tregoi se ai vete pa e mesuar askush e therriti ate “baba”
Sigurisht qe dite te bukura si keto perfundojne ne kurorezime dhe e njejta gje ndodhi edhe me Hueyden dhe Thierryn qe dashurise se tyre i hodhen edhe nga nje firme per ta vulosur ate pergjithmone.
Fundi i lumtur do edhe pak te vije sepse Thierry nuk i ka dhene vetem Hueydes mbiemrin e tij por edhe vogelushit Gabriel duke e biresuar ate si djalin e tij te ligjshem.
Tashme ata mund te quhen ligjerisht familje dhe ne i duam shume fundet e lumtura.

Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua.
Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Arrdhja e Gabrielit ne jeten time dhe me pas ajo e Thierryt ne jeten tone ishin ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017. Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do te mbetet viti me i bukur per familjen tone.Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar. Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte e bukur, shume e bukur madje”- ka shkruar balerina krahas postimit në Instagram.













































