Kryefjala Logo

Vrasja e Pëllumb Metës, policia tentativa të reja për të gjetur vrasësin mes fëmijëve

2 Mars, 2024 | 6:50 pm

Policia e Durrësit ka vendosur të kryejë dy eksperimente hetimore, për të zbuluar se kush është autori i vrasjes së Pëllumb Metës, në shtëpinë e tij në fshatin Shënavlash të Durrësit. Kujtojmë se fillimisht ishte vajza e tij e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni.

Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme. Në të tilla rrethana, është vendosur që vajza të dërgohet në një poligon dhe do t’i jepet një armë e të njëjtit kalibër me të cilën u krye vrasja. Ajo duhet t’iu dëshmojë hetuesve, sesi e përdori armën dhe ekzekutoi babain, teksa në këtë mënyrë, hetuesit do të mund të binden nëse ajo është e aftë të përdorë armë zjarri dhe të qëllojë 4 plumba.

Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve. Sa i përket motivit, policia ende nuk ka mundur ta përcaktojë atë. Ndërsa vijojnë hetimet për rolin e Blerina Metës, gruas së viktimës në ngjarjen e rëndë, e cila për momentin po hetohet në gjendje të lirë.

Të ngjashme