Kryefjala Logo

Tragjedi në Stamboll! Humbin jetën 29 persona në një club nate

2 Prill, 2024 | 4:36 pm

Një zjarr shpërtheu në katin e parë të një pallati 16-katësh në Sisli të Stambollit, duke i marrë jetën 29 personave dhe plagosur dhjetra të tjerë, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore. Në njoftimin e administratës së Stambollit, thuhet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga punimet e rinovimit të një klubi nate.

Sipas njoftimeve, një shpërthim ka ndodhur në skenën e klubit të natës të quajtur Masquerade, që ndodhet në katin përdhes të një pallati 16-katësh, i cili ishte i mbyllur teksa po rinovohej.

Viktimat janë punëtorë thanë autoritetet, por mbetet e paqartë nëse janë punonjës të klubit të natës, apo firmës që po kryente rinovimet.

Ndërsa zjarri u përhap, klubi dhe ndërtesa u mbushën me tym. Në atë moment, ata që ishin në klub dhe në ndërtesë mbetën të bllokuar.

Të ngjashme