Kryefjala Logo

Sulm me thikë në një qendër tregëtare në Sidney, humbin jetën 5 persona

13 Prill, 2024 | 3:46 pm

Lajmi bëhet i ditur nga Sydney Morning Herald, e cila shkruan se rreth orës 16:00 me orën lokale ose rreth orës 7 të mëngjesit një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në zonën e ‘Bondi Junction Westfield’.

Për pasojë 5 persona kanë vdekur nga ky sulm, ku gjithashtu është vrarë dhe sulmuesi.

Autoritetet kanë konfirmuar se pesë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike ose të rëndë.

Njerëzit në vendngjarje thanë se kishte panik, me blerës që vrapuan drejt sigurisë dhe policia po përpiqej të siguronte zonën.

Disa persona u strehuan në një supermarket, ku qëndruan për rreth një orë.

Dëshmimtarët u shprehën se sulmuesi goditi të paktën tetë blerës përpara se të qëllohej nga një police femër. Askush tjetër nuk është në kërkim nga policia.

Të ngjashme