Lajme
Sot zgjidhen 3 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ja emrat e 6 kandidatëve
8 Tetor, 2021 | 12:58 pm
Sot do të zhvillohet mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në të cilën do të zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ. Zv-Kryetari i Gjykatës së Lartë, deklaroi se duhet besim në sistem.
“Pa besimin në sistem, nuk realizohet roli i gjyqtarit. Askush s’do donte të gjykohej nga ata pa cilësi morale. Modeli i gjyqtarit është profesionalizmi dhe virtytet e larta. Pa pavarësinë, pa besimin e publikut në sistem, nuk mund të zëvendësohet roli i gjyqtarit. Një gjyqësor i fortë është garanci për qytetarin, dhe forcon legjitimitetin në vendimmarrje.”, -tha Sokol Sadushi.
Ndërkohë, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se në 3 vite në Gjyqësor u vendosën standarde të reja. “Në tre vite vendosëm standarde të reja në sistemin e gjyqësorit. Të mos jemi më pjesë e problemit, por e zgjidhjes. Reforma në drejtësi nuk ka më kthim pas.”, tha ajo.”, tha Llagami.
Kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor:
-Vjosava Osmanaj
-Klodian Kurushi
-Ridvan Hado
-Asim Vokshi
-Irena Plaku
-Manjola Xhaxho