Kryefjala Logo

Shpërthim i fortë në Lushnjë, plagoset një deputet

1 Mars, 2024 | 4:51 pm

Mes të plagosurve nga shpërthimi i fuqishëm në ambientet e një kompanie ndërtimi në Lushnje është edhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.

Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur pasi një vinç ka prekur aksidentalisht telat e shtyllës së tensionit të lartë.

Zona ndodhet në periferi të qytetit te rrethrotullimi “i Plastmasit”, dhe aty po punohej për ndërtimin e një kapanoni. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në të gjithë qytetin madje ka shkaktuar edhe thyerjen e xhamave në disa banesa përreth.

Sakaq, një prej punëtorëve ka humbur jetën, i identifikuar si Roland Hoxha, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.

Gjendja shëndetësore e deputetit socialist Çela nuk dihet ende. Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Të ngjashme