Kryefjala Logo

Pak momente në errësirë në Amerikën Veriore, ja ku mund ta shihni Eklipsin

8 Prill, 2024 | 12:01 pm

Këtë të hënë, në orën 13.27, (21:27 në Shqipëri), qielli do të nisë të errësohet për miliona amerikanë që ndodhen në atë që quhet gjurma e totalitetit gjatë eklipsit diellor të 2024.

Ky është eklipsi i parë diellor që do të duket përgjatë Amerikës Veriore në shtatë vite dhe i radhës nuk do të mund të shihet në këto zona deri më 23 gusht të vitit 2044, sipas NASA.

Amerikanët kanë nisur të përgatiten për këtë eklips që në shtator të vitit që shkoi. Dhe, tashmë apartamentet me qira në qytetet ku eklipsi do të mund të shihet i plotë dhe kushtet e motit do të jenë të favorshme janë thuajse të rezervuara totalisht.

Ndërsa, për ata që jetojnë në shtete apo kontinente që nuk kanë lidhje fare me eklipsin e këtij viti, siç mund të jetë Shqipëria, NASA do të nisë transmetimin zyrtar të eklipsit diellor nga ora 19.00 deri në orën 22.00. Në sfond pritet të ketë komente nga ekspertë dhe pamje hap pas hapi të eklipsit.

Pamjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të NASA-s në YouTube.

Të ngjashme