Kryefjala Logo

Zjarr në një banesë,85-vjeçari në gjëndje të rëndë për veten

25 Nëntor, 2021 | 3:08 pm

Një banesë në fshatin Kuqan të Elbasanit është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Policia bën me dije se për pasojë është dëmtuar 85-vjeçari me iniciale N.K., i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.  Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale”, njofton policia.

Të ngjashme